Site icon Telegrafi

Artistët me sindromin Daun. Maqedonia nuk bën asgjë për ta (Video)

Nikolla Stojanovski me 12 vitet e tij, përgatit maska gipsi, kurse Elizabeta Petkovska përgatit stoli nga fijet e perit dhe rruazat. Të prekur me sindromin Daun, ata krijojnë vepra dhe kërkojnë vend se ku t’i ekspozojnë kreativitetet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Nova, Deri tani, shteti është treguar i shurdhër ndaj kërkesave të tyre për të hapur një Qendër, ku do të shoqërohen personat me sindromin e Daunit dhe do t’i ekspozojnë veprat e tyre.

Për problemet e tyre, flasin edhe nënat e tyre. Tetori është muaji i sindromit të Daunit, por ata nuk duan që vetëm njëherë në vit të dëgjohet për ta./Telegrafi/

Exit mobile version