Ditën e sotme (e shtunë) ësht ndarë nga jeta kantautori i njohur kosovar, Riza Dolaku.
Ai vdiq në moshën 72 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë të mushkërive.
Të shumta kanë qenë reagimet për vdekjen e tij nga miqtë dhe kolegët me të cilët edhe bashkëpunoi ndër vite.
Ramadan Krasniqi – Dani, Edi Furra, Eliza Hoxha dhe Vera Oruçaj, kanë qenë ndër artistët shqiptarë që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Dolakut.
Ramadan Krasniqi- Dani
“Pusho i qetë Riza Dolaku!
Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur!
Të fala Hivziut!
Me pikëllim;
Dani”.
Edi Furra
“Paska ndërruar jet,
RIZA DOLAKU ,Kompozitor,aranzhues , i mirfillt me shum e shum vlera e hite që do ndëgjohen dhe do mbesin përher,un si ri i asaj kohe viti 2000-2001 pata fatin ta realizoj Albumin tim të par -SYT E TU- Kompozitor ishte z.AFRIM MACULA, dhe Aranzhues komplet i Albumit ishte z.RIZA DOLAKU (tash i ndjer),RIZEN do ta kujtojm gjithmon si Maestro nëpër mjet hiteve që na le.
Ngushllime Familjes dhe gjith Komunitetit Artistik.
Të qoft dheu i leht Mjeshter”.
Eliza Hoxha
“Lamtumirë axha Riza Dolaku.
Muzika kosovare do jetë më e varfër pa ty, por ne do të të kujtojmë me këngët dhe orkestrimet e bukura që na i le.
Ngushëllime Jeton Dolaku dhe Faton Dolaku.
Ngushëllime miqve e kolegëve”.
Vera Oruçaj
“R.I.P Riza Dolaku miku im dhe maestro , Kompozitor i dalluar!Pusho ne Amshim aty bashk me yjet dhe Engjejt . Do te na mungoshe shume maestro ! Ngushellime familjes , shoqerise dhe komunitetit artistik ! Do te kujtohesh perhere”. /Telegrafi/