Telegrafi

Artistët shqiptarë i bashkohen nismës “Eja n’shpinë tënde” në 142-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Është shënuar 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me këtë rast Bashkia Tiranë ka sjell nismën “EJA N’SHPINË TËNDE” së bashku me disa bashki dhe komuna shqiptare.

Në nismën e tij, të pranishëm kanë qenë edhe disa artistë të njohur përfshirë këtu balerinin Kledi Kadiu, modelen Emina Çunmulaj, grupin e famshëm “Elita 5” si dhe legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

Një ftesë për të pushuar në trojet ku, në shekuj kanë jetuar shqiptarë.🗾🏔🏖🌿

🇦🇱 “EJA N’SHPINË TËNDE” 🇦🇱Në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 🤝🇦🇱, Bashkia e Tiranës dhe disa bashki e komuna shqiptare të rajonit, krijuan nismën “EJA N’SHPINË TËNDE”, nën logon Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.🙌Një ftesë për të pushuar në trojet ku, në shekuj kanë jetuar shqiptarë.🗾🏔🏖🌿Gjithashtu, një falënderim i veçantë 🙏 për kontributin Kledi Kadiu, Emina Cunmulaj, Sabri Fejzullahu dhe Elita 5.

Publiée par Erion Veliaj sur Mercredi 10 juin 2020

 

Kledi Kadiu

“A e dini sa të bukura janë vendet tona, aty ku zemra jote thërret, aty ka na bashkon një qiell, eja në shtëpinë tënde”.

Emina Çunmulaj

“Aty ku janë kujtimet e vjetra e të presin të rejat, eja në shpi tate, ktheju në Malësinë tënde”.

Emina Çunmulaj (Foto: Facebook)

Elita 5

“Aty ku zoti na bekoi me çdo të mirë. Besojmë, shijojmë, argëtohemi, eksplorojmë”.

Elita 5 (Foto: Facebook)

Sabri Fejzullahu

“Eja në shtëpi, është fole e jotja sot e një mijë vjet Kosova”.

Sabri Fejzullahu (Foto: Facebook)

Ndër tjerash, pjesë e kësaj nisme u bë e ditur se është edhe “Tirana Film Commission” ku për herë të parë do të promovohet qyteti duke e kthyer në një sheshxhirim për produksionet e huaja kinematografike. /Telegrafi/