Telegrafi

Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Ditën e sotme (e mërkurë), një grup i aktorëve të Prishtinës kanë protestuar para objektit të Komunës.

Si shumë nga personazhet e fushave të tjera, ata kërkuan plotësimin e disa prej kërkesave të tyre.

Siç raportohet, një nga kërkesat ishte edhe themelimi i Teatrit të Qytetit.

Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Në bazë të imazheve, të pranishëm ishin disa nga aktorët e njohur përfshirë këtu, Ilir Prapashticën dhe Shengyl Ismailin.

Më poshtë ua sjellim disa fotografi nga vendi:

Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Për shkak të pandemisë, shumë prej aktorëve ndërkohë kanë reaguar me postime në rrjetet sociale, duke thënë se nuk janë të kënaqur me shërbimet e shtetit ndaj tyre. /Telegrafi/

Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës