Artistët kanë qenë këtë paradite në komisionin për Median dhe Edukimin, në një seancë dëgjimore që ishte parashikuar me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, por që nuk ka qenë.
Edhe deputetët socialistë nuk kanë qenë në mbledhjen e komisionit, ku kanë folur artistët si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.
Robert Ndrenika në fjalën e tij tha se kjo lloj forme partneriteti publik-privat në rastin e teatrit është vjedhje.
Artistët kanë paralajmëruar se nëse deri ditën e premte nuk do të ketë reagim për kërkesat e tyre për teatrin, ata do të ngujohen brenda tij. /Tch/Telegrafi/