Site icon Telegrafi

Artistët ndërkombëtarë të Këngës Magjike thonë disa fjalë në shqip

(Foto: Instagram/kengamagjikeofficial)

Festivali Kënga Magjike çeli siparin këtë të mërkurë kur u zhvillua nata e parë gjysmëfinale. Festivali modern i këngës shqiptare ka tërhequr edhe interesin e artistëve nga Evropa.

Ardit Gjebrea kishte menduar që t’i vendoste në provë disa prej artistëve të huaj. Përveçse me muzikë, a janë shqiptarizuar paksa ata duke mësuar gjuhën.

“Shqipëri të dua, faleminderit”, tha Valeria Altobelli. “Si jeni”, pyeti Olivier Kaye. “Mirupafshim, zemër”, ishin fjalë që kishte mësuar këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa. “Faleminderit”, u shpreh Javi Mota. “Dashuri”, tha Walter Ricci – transmeton tvklan.al.

Por, kjo ishte një nga sfidat për artistët internacionalë. Më e vështira ishte ajo e recitimit të poezisë së Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”. Edhe kjo provë u kalua me sukses nga artistët që morën vlerësimin e jurisë.

Këtë edicion janë tetë artistë ‘Big’ ndërkombëtarë nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në “Kënga Magjike”.

 

Exit mobile version