Një aeroport zakonisht është një vend i zhurmshëm, i mbushur me nxitim dhe pritje të njerëzve që udhëtojnë nga një cep i botës në tjetrin.
Por për një moment magjik në Aeroportin e Romës, zërat e një grupi të talentuar nga Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë krijuar një atmosferë të veçantë, duke i bërë njerëzit të ndalojnë së ecuri dhe të humbin në mrekullinë e muzikës.
E gjitha kjo ka ndodhur në një performancë të papritur dhe të improvizuar, ku koristët shfaqën talentin dhe pasionin e tyre përmes këngës “Unë biri yt Kosovë”, një këngë që flet për dashurinë dhe lidhjen e thellë me atdheun.
Momenti është kapur dhe shpërndarë nga fotografi i njohur Arben Llapashtica, i cili me videon e tij ka sjellë në vëmendje këtë ngjarje.
Performanca ka qenë një burim emocionesh dhe ka arritur të entuziazmojë jo vetëm udhëtarët e rastit por edhe ata që kanë parë pamjet online.
Është një dëshmi e fuqishme se si muzika mund të bashkojë njerëzit, të thyejë barrierat dhe të krijojë një ndjenjë bashkësisë, pavarësisht origjinës ose destinacionit. /Telegrafi/