Telegrafi

Artistët e Ansamblit Shtetëror të Valleve në RMV: Kemi vendosur të qëndrojmë artistë deri në fund

Artistët nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV sot kanë reaguar në lidhje me ndërprerjen e kontratave të tyre.

Nga atje thonë se ndërprerja e kontratave për të 33 të punësuarit është bërë pa justifikime.

Artistët akuzojnë drejtorin se në vend që të kujdeset për të punësuarit, ai sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Artisët shprehen se ato janë viktimë e politikës të ditore, nga thonë se, kushtet bien mbi ata të cilët nuk merren me politikë.

Nga atje shtojnë se ata kanë vendosur që deri në fund të mbeten artist dhe kërkojnë nga Ministria e Kulturës që të zgjidh problemin e tyre dhe t’i kthejnë artistët në punë./Telegrafi/