Telegrafi

Artim Shaqiri largohet nga Flamurtari, Synaj Keqi pasues i tij

Trajneri shqiptar nga Maqedonia, Artim Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Prishtina, Flamurtarit.

Flamurtari ka barazuar në shtëpi me rezultat 0-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ipko Superligën e Kosovës.

Me këtë barazim kuqezinjtë nga kryeqyteti vazhdojnë të mbesin në fundin e tabelës, duke e zënë pozitën e dhjetë në nëntë pikë.

Lexo po ashtu Pa gola në kryeqytet, Flamurtari dhe Drenica ndajnë pikët

Duke parë rezultatet negative dhe vetëm dy fitore nga dhjetë ndeshje e para, trajneri Artim Shaqiri ka vendosur të jap dorëheqje.

Dorëheqjen e Shaqirit e kanë pranuar drejtuesit e Flamurtarit, ndërsa kanë njoftuar se Synaj Keqi do të jetë pasues i tij.

Synaj Keqi

Postimi pa ndërhyrje i Flamurtarit:

NJOFTIM ZYRTAR

Sot para takimit kampional kunder KF

Drenica, kryetrajneri Artim Shaqiri ka komunikuar lajmin, se pa mare parasysh

rezultatin e takimit do te largohet nga stoli i klubit. Arsyet jane personale te trajnerit, gje qe e ka shtyr te komunikoi kete vendim tek udheheqesit e KF FLAMURTARI. Artimit i themi faleminderit per bashkepunimin dhe profesionalizmin e treguar gjate punes ne klubin tone, duke i deshiruar suksese ne jete dhe pune.

Pasues i Shaqirit do te jete Sunaj Keqi me bashkepunetoret e gjertanishem, Njekohesisht do te plotesojme shtabin teknik edhe me nje trajner.

JU FALEMINDERIT.

/Telegrafi/