Site icon Telegrafi

Artikulli i Marca: Te Kosova mungon Rrahmani, skuadra do të mbështetet te Muriqi dhe Rashica

(Foto: ffk-kosova.com)

Spanja dhe Kosova do të përballen të Mërkurën në stadiumin La Cartuja në Sevilla në një duel që korrespondon me ditën e ndeshjes tretë të fazës së kualifikimeve për në Kupën e Botës. Katar 2022.

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka lëshuar një artikull ku i bën një analizë Kombëtares së Kosovës një ditë para kësaj ndeshje, përcjell KosovaPress. Në artikullin e fundit të saj Marca shkruan se Spanja do të ballafaqohet “me ekipin më të dobët në grup”.

Spanja është në vendin e dytë në Grupin B pasi mori një barazim kundër Greqisë dhe arriti një fitore të vonshme ndaj Gjeorgjisë. Tani ata do të kërkojnë tri pikë të tjera kundër ekipit më të dobët në grup, numrit 117 në renditjen e FIFA-s, shkruan gazeta Marca.

Pavarësisht dyshimeve me të cilat Spanja ka filluar rrugën për në Katar 2022, ata marrin lajmin e mirë se Gerard Moreno, sulmuesi i Villarrealit i cili po kalon një moment të shkëlqyeshëm, do të jetë në gjendje të kthehet këtë të mërkurë.

Lexo po ashtu Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës

Në fund kjo gazetë i bënë një analizë ekipit të Kombëtares së Kosovës ku cek mungesën e Amir Rrahmanit dhe prezencën e Milot Rashicas dhe Vedat Muriqit me anë të të cilëve konsiderojnë se Spanja mund ta befasojë Kosovën.

“Ndërkohë, Kosova, e cila është në vendin e fundit në Grupin B, do të kërkojë të befasojë në Sevilje, edhe pse lajmi i keq është se kapiteni i tyre Amir Rrahmani, i cili luan për Napolin, është jashtë për shkak të shqetësimit në muskuj”.

“Sidoqoftë, ekipi kosovar do të përpiqet ta avancojë këtë ndeshje me figura të tjera të tilla, si Vedat Muriqi, i cili luan për Lazion dhe Milot Rashican i cili luan për Werder Bremen”, thuhet në artikullin e këtij mediumi spanjoll.

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version