Se cili është ai truk për arritjen e vijave të këtilla në thonj shikojeni videon.
Herën tjetër kur dentisti juaj ju akuzon që nuk e përdorni mjaft perin e dhëmbëve, vetëm tregojani thonjtë tuaj simpatikë të kuruar në mënyrë simpatike, transmeton Telegrafi.
Mbase dentisti juaj edhe nuk do të jetë i ngazëlluar kur do të mësojë se për çfarë qëllimi e përdorni perin e dhëmbëve, mirëpo një shikim në këtë artë fenomenal do të ndryshonte mendimin menjëherë.
Është shumë e lehtë dhe e shpejtë, prandaj nuk ka arsyetime!
Tani është koha e vërtetë që t’i freskoni thonjtë tuaj me këtë manikyr shumëngjyrësh dhe totalisht të përshtatshëm.
Imagjinoni të gjitha mënyrat e mundshme në të cilat mund të përdorni këtë teknikë!
Mund t’i bëni vijat vertikale, horizontale, mbase edhe të bëni yllin. Mundësitë janë të pafund!
/Telegrafi/