Telegrafi

Arti para dhe prapa kamerave

Me një mënyrë interaktive të punimit, Aschauer, i cili është për herë të dytë në “Skena UP”, do të përqendrohet kësaj radhe në skenën.

“Ka një temë unike dhe një aksion unik, një lokacion i vogël në mes të një tërësie. Do të shikojmë në skena nga të gjitha perspektivat. Do të shohim skena nga filma të ndryshëm ndërkombëtarë, do të analizojmë skenarë, do të bëjmë improvizime dhe do të përpiqemi të vijmë deri thellë në zemrën e skenës”, tha ai.

Pjesëmarrja e studentëve në këtë workshop ka bërë që profesori të përzgjedh edhe filmat që flasin më shumë për të rinj.

“Kam zgjedhur skena ku ka njerëz të rinj dhe probleme mes marrëdhënieve të tyre, dashurisë, realitetit, iluzioneve. Është material i mirë edhe për pjesëmarrësit, sepse janë të gjithë të rinj. Unë jam përgjegjës për analizë të filmit dhe si të xhirohet një skenë, Klaudia është përgjegjëse për gjuhën e trupit, për aktrimin”.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, kur ka qenë mysafir dhe anëtar jurie i festivalit, kësaj here ai do të jetë edhe mentor i një grupi tjetër filmbërësish të rinj, të cilët janë duke bërë një dokumentar për Prishtinën.

Mbajtjen e workshopit, Shota Bukoshi e ka konsideruar një gjë shumë të rëndësishme.

“Është shumë me rëndësi për një vend të vogël si Kosova që të ketë një shkëmbim të përvojave. Jam shumë e lumtur që kemi arritur të sjellim edhe një herë këtu profesorin dhe të vazhdojmë të punojmë me studentët”, tha ajo. Workshopi do të zgjasë deri të mërkurën.

www.skenaup.com