Mihrije Canolli prej pesë vitesh merret me punimet e dorës.
Që nga ajo kohë, Mihrija pothuajse çdo ditë merret me materiale për ndërtimin e aksesorëve.
Ajo thotë se është se është një procedurë e gjatë, por kur i përkushtohesh gjithçka shkon mirë.
“Para se të filloj këtë punën e kam mbaruar kursin për dizajnin në Vushtrri. Më pëlqen puna dhe e dua këtë profesion dhe punoj prej pesë vitesh në këtë drejtim. Ndërtoj qafore, byzylykë e të ngjashme”, tregon Mihrije Canolli për RTV Dukagjinin.
Teli, llastiku dhe plastelina janë disa nga materialet me të cilat i ka bërë punimet e saja.
Kreativitetin e saj, Mihrija e vazhdon duke përdorur llojllojshmëri të ngjyrave.
Sipas Mihrije Canollit ka interesim të madh tek njerëzit për të mbajtur gjërat e bërë me punë dore.
“Çdo ditë punoj. Punimet më marrin kohë prej një orë deri në dy ditë. Kryesisht më kanë ndihmuar panairet e shoqatave të grave, por edhe ministritë e ndryshme”, deklaron më tej ajo./Telegrafi/