Telegrafi

Arti i mbrojtjes: Disa ndërhyrje të Paolo Maldinit që inspiruan shumë talentë në mbarë botën

Paulo Maldini ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbolli.

Italiani ndër vite ka frymëzuar lojtarë për artin e mbrojtjes dhe shume prej tyre e kanë pranuar se e kanë si idol.

51-vjeçari e kishte nofkën ‘Il Capitano’, derisa kishte luajtur futboll për 26 vite dhe atë vetëm për Milanin.

Maldini ka zhvilluar 902 ndeshje, 126 për kombëtaren e Italisë, ka fituar 26 trofe në 25 sezone të luajtura.

Italiani është në mesin e 18 lojtarëve që kanë arritur të bëjnë mbi një mijë paraqitje, derisa ka fituar pesë Liga të Kampionëve, shtatë Serie A, një Kupë të Italisë, pesë Superkupa të Italisë, pesë Kupa Evropiane dhe dy trofe internacional të FIFA-s për klube.

Në vitin 2007, Maldini u bë lojtari më i vjet me 37 vite që  ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve me Milanin.

Maldini kundër Ronaldos

Italiani ishte shndërruar në makth për sulmuesit në mbarë botën derisa me Franco Baresin kishin shkuar në 58 ndeshje pa humbje nga viti 1991 deri më 1992.

Dyshja kanë luajtur së bashku në 196 ndeshje, duke pranuar vetëm 23 gola, që i bije 8.5 gola për ndeshje.  /Telegrafi/