Erza Goga, estetiste
“My Beauty Clinic”
tel. 044950629
Kur mendojmë për ditën e të dashuruarve, menjëherë na shkon mendja te ngjyra e kuqe. Në raftet e dyqaneve në qytet mbizotëron kjo ngjyrë; femrat veshin rroba me ngjyrë të kuqe atë ditë më shumë se asnjë ditë tjetër të vitit.
Një detaj tjetër shumë i rëndësishëm për femrat gjatë festës së Shën Valentinit, janë edhe thonjtë me ngjyrën e dashurisë. Zakonisht, ato zbukurohen me ndonjë detaj me forma karakteristike për këtë festë, si zemra, lule ose mbishkrime domethënëse dhe me shumë vezullime.
Përveç ngjyrës së kuqe, ngjyra tjetër që preferohet gjatë kësaj feste është edhe ngjyra rozë, e cila simbolizon romancën. Si ngjyra e kuqe, poashtu edhe ajo rozë, për dizajn mund të kombinohen me ngjyrën e bardhë.Femrat, të cilat kanë stil me klasik, zakonisht preferojnë ngjyrat natyrale që bien më pak në sy, si ngjyrat krem, rozë e lehtë e të ngjashme.