Kjo ligjëratë do të mbahet ne auditoriumin e American School of Kosova (ASK) më datën 9 dhjetor 2014, duke filluar nga ora 12:00. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë, por shkaku i hapësirës së kufizuar, vendet janë të limituara.
Dr. Potolicchio është figurë shumë e njohur akademike mbarë botën, president i Fondacionit për Përgatitjen e Liderëve Globalë (Preparing Global Leaders Foundation), një trajnim ndërkombëtar me qendra të kampuseve në Rusi, Maqedoni, Jordani dhe SHBA.
Ai është emëruar si Profesori më i mirë i qeverisë Amerikane, çmim ky i dhënë nga Princeton Review, si dhe një çmim tjetër dhënë nga American Association of Colleges and Universities, si lider i ardhshëm akademik në SHBA.
Për më shumë detaje, vizitoni faqen në Facebook. /Telegrafi/