Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic ka shpërndarë një video në Instagram në të cilën tregon forcë të jashtëzakonshme fizike edhe në moshën 42-vjeçare.
Ibrahimovic u stërvit në rrathë dhe tregoi se pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit verën e kaluar, ai është ende i përgatitur në mënyrë fantastike.
“Arti i forcës dhe kontrollit”, ka shkruar Ibrahimovic në Instagram në përshkrimin e bashkëngjitjes së videos.
Suedezi e filloi karrierën e tij në Suedi në klubin Malmo para se të vazhdonte të luante për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy.
Ai luajti 122 ndeshje për kombëtaren suedeze dhe shënoi 62 gola. /Telegrafi/