Site icon Telegrafi

Arti dhe moda: Victoria Beckham ka lozur mjeshtërisht me dezenin! (Foto)

Victoria Beckham në Nju-Jork na sjell çdo gjë nga pak dukjen e re të koleksionit vetjak…

Fustani në print pop-art me bazë teget, me gjatësi mëngësh midi dhe të gjata, i shkon përshtati në mënyrë të përsosur Victorias, të cilin shkëlqyeshëm e ka përshtatur me çizmet e rrudhura bordo me taka katërkëndëshe.

Ato çizme gjithashtu janë dizajn i saj, transmeton Telegrafi.

Victoria është e njohur për printe më të llojllojshme. Në koleksionet e saj kemi pasur rastin shpesh të shohim dezenë lulesh, pastaj dezenë të inspiruar me tapeta retro apo me ndonjë pjesë artistike.

Për të mos hequr vëmendjen nga fustani, Victoria në duar ka pasur çantën e thjeshtë katrore, syze të zeza me kornizë të madhe të cilat janë shenjë e saj mbrojtëse. /Telegrafi/

Exit mobile version