Arsenali pësoi humbjen e dytv këtë edicion, ku u mposht në Ligën e Evropës nga gjiganti holandez PSV Eindhoven.
Për Topçinjtë ishte humbja e parë në Ligën e Evropës teksa një tjetër e kanë edhe në kampionat.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ka mbetur shumë i zhgënjyer me disfatën e arritur në Eindhoven 2-0 nga PSV.
“Jam shume i zhgënjyer. Është fundi i një ecurie të gjatë, ku fituam shumë ndeshje dhe është humbja jonë e parë që nga fillimi i shtatorit. Urime PSV-së ata ishin ekipi më i mirë”.
“Ne nuk ishim në nivelin tonë dhe e dimë se në Evropë, është shumë e vështirë të fitosh. Nuk kemi pasur asnjë kontroll dhe nuk e qarkulluam topin në zonat që donim”.
“Jemi në një pozicion shumë të mirë. Ne jemi të zhgënjyer sonte, por nuk kemi kohë për të ndjerë keqardhje për veten tonë. Duhet të reagojmë. Të dielën, ne kemi një ndeshje vërtet të rëndësishme, dhe më pas do të përgatisim sfidën përball Zurich”, tha Arteta.
Arsenali vazhdon të mbetet lider në Ligën Premier me 28 pikë pas 11 xhirove, derisa udhëheq edhe grupin A në Ligën e Evropës me 12 pikë. /Telegrafi/