Site icon Telegrafi

Arteta vjen në stërvitje duke e fshehur lëndimin e marrë në kokë pas ndeshjes me Manchester United (Foto)

Zëvendës trajneri i Manchester Cityt, Mikel Arteta, ka arritur në qendrën stërvitore, por duke e fshehur fytyrën. 

Trajneri i Cityt është qëlluar nga një shishe në tunel, gjatë ndeshjes së djeshme me Manchester Unitedin.

Arteta arriti në qendrën stërvitore me një lëndim në ballë. Spanjolli mësohet se është goditur nga Romelu Lukaku.

Arteta kur erdhi në qendrën stërvitore

Incidenti filloi kur Jose Mourinho u kërkoi mysafirëve që të ulin zërin gjatë festës së tyre në Old Trafford.

Lexo po ashtu Përleshje masive në tunelin e Old Trafford: Lojtarët dhe stafi i Unitedit dhe Cityt qërojnë hesapet duke hedhur shishe uji dhe qumështi, pati edhe të lënduar (Foto)

Mësohet se trajneri i United, ka qenë objektiv i gjuajtjeve me ujë dhe qumësht nga dhoma e mysafirëve.

Ai e fsheh dëmtimin

Arteta pas kësaj ngjarje erdhi në qendër duke e fshehur lëndimin që kishte marrë nga zënka. Ai voziste një Chevrolet, drejt qendrës ku filloi edhe përgatitja e ndeshjes me Swansean.

City do ta kërkojë fitoren e 15 me radhë në kampionat në këtë ndeshje.

Ai nuk e largoi dorën nga balli

‘Qytetarët’ fituan ndeshjen derbi me golat e Nicolas Otamendit dhe David Silvas.

Tani United janë 11 pikë pas Cityt në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version