Site icon Telegrafi

Arteta ul me këmbë në tokë tifozët e Arsenalit: Është ende herët, duhet të jemi të përulur

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2022/23 në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Topçinjtë kanë marrë katër fitore në katër ndeshjet e para dhe po shihen si befasia më e këndshme e këtij kampionati në Angli.

Shumë nga ekspertët e futbollit e kanë futur Arsenalin në garë për titullin e kampionit, por trajneri Mikel Arteta ka ulur pritshmëritë.

Tekniku spanjoll ka vlerësuar fillimin e mbarë të kampionatit, por ka deklaruar se është ende herët dhe duhet të qëndrojnë të përulur dhe të uritur.

“Ky është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë. Ne duhet të qëndrojmë të përulur dhe të uritur. Është një fitore e madhe për mënyrën se si erdhi”.

“Bëmë një gabim, por mënyra se si u përgjigjëm është me të vërtetë shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur me lojën, me sjelljen e lojtarëve dhe mentalitetin që treguan. Na u desh të tregoheshim të duruar”, deklaroi Arteta pas fitores së Arsenalit 2-1 ndaj Fulhamit.

Në ndeshjen e ardhshme të mërkurën Arsenali është nikoqir i Aston Villas në Emirates Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version