Telegrafi

Arteta tregon katër gjëra që i munguan Arsenalit sezonin e kaluar që çuan në humbjen e titullit të Ligës Premier

Mikel Arteta ka folur para ndeshjes me Newcastle, ku është ndalur tek titulli i humbur sezonin e shkuar.

Arsenali kryesoi tabelën për 248 ditë sezonin e kaluar, një rekord për një skuadër që nuk e fitoi titullin. Trajneri spanjoll ka thënë se skundrës së tij i munguan katër gjëra që nuk u shpallën kampion.

“Më mori një kohë [për ta kapërcyer] sepse doja shumë të fitoja Ligën Premier dhe mendoj se ishim shumë afër. Ka edhe disa mësime, mendoj se më i madhi është kur të vijmë në mars, prill, duhet të jesh 24 orë brenda, i disponueshëm, i përgatitur dhe i fokusuar, dhe ne nuk i kishim këto katër gjëra”.

“Na humbën disa gjëra kyçe, por në fund ju duhet të gjykoni se çfarë keni bërë, sa pikë dhe fitore keni marr, pasi sezonin tjetër ndoshta mund të fitoni kampionatin. Në sport ky është ndryshimi. Ju mund të bëni diçka shumë mirë, por ka dikush tjetër që e bën atë pak më mirë [dhe] pastaj ju dështoni”.

“Pastaj duhet t’ia shtrëngoni duart dhe të thoni, ‘Ata ia kanë arritur, kanë marrë më shumë pikë’ dhe ju duhet ta pranoni”, ka thënë Arteta.

Tre barazime të njëpasnjëshme të ndjekura nga një humbje 4-1 ndaj Man City e dërrmuan Arsenalin, që pastaj humbi edhe nga Brighton dhe Nottingham Forest për tu dhënë fund shpresave të tyre për titull. /Telegrafi/