Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij kundër Portos të mërkurën mbrëma në humbjen e vonshme 1-0 në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli pranoi pas ndeshjes se Arsenalit i mungonte agresioni dhe kërcënimi në fazën e fundit të fushës.
Prandaj, ai premtoi se do të rregullonte disa gjëra për të përmirësuar sulmin e tij në ndeshjen e dytë.
“Natyrisht që ne duhet ta menaxhojmë lojën shumë më mirë kur nuk mund të fitosh”, ka thënë fillimisht Arteta pas humbjes.
“Mënyra se si e trajtuam topin në tre raste në zona të thella, nuk është mjaft e mirë”.
“Na mungonte kërcënimi, më shumë agresivitet, veçanërisht kur e kishim topin në të tretën e fundit, veçanërisht në shpinë, duhet më shumë qëllim për t’i lënduar ata”.
“Ne do të rregullojmë disa gjëra për të sulmuar më mirë, sepse mund të bëjmë më mirë në ndeshjen kthyese”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Arteta dhe lojtarët e tij do të duhet të bëjnë më mirë kur gjigantët portugez të udhëtojnë në Emirates për ndeshjen e kthimit më 12 mars. /Telegrafi/