Site icon Telegrafi

Arteta tregon arsyet pse ndaj Leverkusenit nuk u paraqitën dy mbrojtësit

Arsenali ka shënuar një tjetër fitore në ndeshje miqësore, kësaj radhe ndaj Leverkusenit pas rikthimit në Londër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Topçinjtë shkëlqyen ndaj kampionëve të Gjermanisë duke i mposhtur në fund me rezultat të thellë 4-1.

Në këtë sfidë nuk u paraqitën mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Jurrien Timber, derisa trajneri Mikel Arteta ka dhënë arsyet për mungesen e tyre.

“Jurrien Timber kishte pak shqetësim në këmbë në ditët e fundit dhe padyshim që pas sasisë së kohës që ai ishte jashtë ne nuk donim të rrezikonim me të”.

Lexo po ashtu "Mirë se u ktheve" - përqafime me Mikel Artetën dhe bashkëlojtarët, po ashtu duartrokitje nga tifozët në kthimin e Granit Xhakës në Emirates

“Në lidhje me Riccardo Calafiori, aq shumë i ndodhi atij brenda një jave”.

“Ai ka ardhur në një mjedis të ri me një metodologji të ndryshme dhe trajnime të ndryshme, kështu që ne po e menaxhojmë atë dhe duam ta bëjmë atë ngadalë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lexo po ashtu U tha se do të largohet, konfirmohet qëndrimi i yllit të Arsenalit

“Shpresojmë se ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur disa minuta të dielën”, deklaroi Arteta.

Arsenalit i ka mbetur edhe një ndeshje para përfundimit të para-sezonit dhe fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/ 

Exit mobile version