Telegrafi

Arteta tashmë i ka bërë me dije Arsenalit tipin e lojtarit që e do në janar

Arsenali shpreson të përforcojë skuadrën e tyre muajin e ardhshëm përpara pjesës së dytë të sezonit 2023/24.

Sipas Dean Jones të GiveMeSport, Topçinjtë kanë prioritet nënshkrimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar të janarit.

Topçinjtë janë gjithashtu të hapur për të sjellë një numër 9 të ri, por dy nënshkrime me para të mëdha nuk kanë gjasa duke pasur parasysh buxhetin e vogël të transferimeve për janarin.

Lexo po ashtu Mesazhi me tri fjalë i Jurgen Klopp për Mikel Artetan pas barazimit në Anfield

Mikel Arteta dëshiron të ketë lojtarë të klasit botëror në çdo pozicion pasi Arsenali kërkon të sfidojë Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e Ligës Premier.

Andaj, një qendërmbrojtës me gjasë do të zbarkojë në Emirates, por nuk mund të përjashtohet as ndonjë sulmues i ri.

Arsenali duhet të shesë fillimisht së paku dy lojtarë në mënyrë që të shtojë një sulmues. /Telegrafi/