Telegrafi

Arteta: Super lojtarë ende duan të transferohen te Arsenali

Mikel Arteta ka thënë se top lojtarë dëshirojnë që ende të kalojnë te Arsenali edhe nëse nuk kualifikohen në garat evropiane për edicionin e ri.

Humbja në derbin ndaj Tottenham Hotspurit, ka lënë The Gunners pa Ligën e Evropës dhe tani duhet të mendojnë vetëm për afatin e transferimeve të kësaj vere.

Arteta nuk është i shqetësuar se në këtë verë mund të refuzohet nga një numër i top lojtarëve, pasi ai ende mendon se ka një numër të madh prej tyre që duan të luajnë në Emirates.

“Po”, për përgjigjur spanjolli kur është pyetur nëse top lojtarë do të interesohen të luajnë për Arsenalin.

“Ne kemi një histori të famshme, qytet të bukur, luajmë futboll atraktiv dhe kjo u intereson lojtarëve”.

“Unë ua them këtë, pasi jam i kyçur në afatin e transferimeve dhe shumë lojtarë në emër duan të luajnë për Arsenalin”, ka shtuar më tej Arteta.

Arsenali nga viti 2004 nuk e ka fituar Ligën Premier, derisa trofetë si Liga e Kampionëve dhe ai i Evropës ende mungojnë në muzeun e tyre. /Telegrafi/