Telegrafi

Arteta shpjegon paraqitjen e dobët të Arsenalit kundër Man United

Arsenali mori rezultatin që donte ndaj Manchester United, duke mposhtur Djajtë e Kuq në Old Trafford 1-0.

Por ,performanca e The Gunners la shumë për të dëshiruar.

Mikel Arteta thotë se presioni që vjen me pritjen për të fituar ndeshjet javë pas javësh, ka ndikuar në paraqitjen e skuadrës.

Lexo po ashtu Arsenali vazhdon si lider me fitoren minimale, i jep goditje të rëndë shpresave të Man United për në Evropë

“Sot nuk ishim të qetë, të pastër, mjaftueshëm konsistent dhe duke i bërë gjërat e thjeshta siç duhet. Kjo nuk të jep kontrollin e lojës”, deklaroi Arteta.

“Disa nga lojtarët nuk kanë qenë në këtë pozicion, ata nuk e dinë se çfarë është në lojë dhe si ndihesh emocionalisht që duhet të fitosh dhe të fitosh dhe të fitosh nga dhjetori ose janari”.

“Është një gjë fenomenale që ata po bëjnë”, ka shtuar më tej trajneri i Arsenalit. /Telergafi/