Mikel Arteta thuhet se do ta refuzojë rolin si trajneri i Arsenalit, i cili do të mbetet i lirë pas largimit të Arsene Wengerit gjatë verë.
Ish-mesfushori spanjoll, Arteta, shihej si favoriti për të marrë përsipër rolin e trajnerit te Arsenali dhe thuhej se ka edhe marrëveshje, por tani ka dyshime në përfundimin e saj.
Sipas mediumit britanik Daily Star, Arteta mund të refuzojë Arsenalin pas një bisede me Patrick Vieiran.
Vieira dhe Arteta thuhet se folën për rolin e kufizuar të “menaxherit” në strukturën e Arsenalit sezonin e ardhshëm.
Duket se menaxheri do të ketë ndikim minimal në kush qëndron apo largohet në mesin e skuadrës që luan.
Edhe pse Arteta nuk ka përvojë menaxheriale, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga ky kontroll në një punë ku reputacioni i tij është në linjë.
Mungesa e kontrollit mbi transferimet është pjesë e arsyes pse Massimiliano Allegri zgjodhi të qëndronte në Juventus për një sezon tjetër në vend që të zgjidhte punën e Arsenalit.
Edhe trajneri spanjoll, Luis Enrique mendohet se e ka refuzuar Arsenalin për të njëjtat arsye. /Telegrafi/