Mikel Arteta është shumë afër që të bëhet trajner i Arsenalit.
Spanjolli aktualisht është ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City, por dëshiron të rikthehet te ish-skuadra e tij, por tani për ta drejtuar skuadrën.
Arsenali është në kërkim të një trajneri të ri, pasi pak javë më parë kanë shkarkuar Unai Emeryn shkaku i rezultateve të dobëta.
Spanjolli u zëvendësua përkohësisht nga Freddy Ljungberg, por as ky nuk po merr rezultate të mira.
Kështu, The Gunners duan ta marrin Artetan si trajner të tyre dhe sipas Goal.com, ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Ai pritet të qëndrojë deri në vitit 2023 te skuadra londineze dhe në rast se e tregon vetën, mund të vazhdojë atë. /Telegrafi/