Në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta u pyet për arsyet e serisë së golave të Kai Havertz.
“Para së gjithash, sepse ai është shumë i mirë, sepse ai e dëshiron kaq shumë dhe sepse është i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj rreth tij”, deklaroi shefi i Arsenalit.
“Fakti që ai ka kaluar disa momente të vështira thjesht e bëri atë një lojtar më të mirë dhe një person të madh”.
“Ai sigurisht i ka të gjitha cilësitë dhe sigurisht që ka ambicie për të shënuar 20 gola në sezon. Në fund, të shënosh gola ndonjëherë janë detaje shumë të vogla dhe shumë gjëra duhet të shkojnë për ty, por ai e ka atë dhe mendimi ka ndryshuar shumë në lidhje me këtë, ai me siguri ka aftësinë për ta bërë këtë, sipas mendimit tim”.
Havertz shënoi në tri ndeshjet e fundit për Arsenalin, duke përfshirë fitoren 2-0 ndaj PSG-së në fillim të kësaj jave. Në përgjithësi, sulmuesi gjerman ka shënuar pesë gola në të gjitha garat.
Rekordi i tij është 20 gola të shënuar për Bayer Leverkusen në sezonin 2018/19. Që nga transferimi në Angli, rezultati i tij më i mirë është 14 gola për Topçinjtë sezonin e kaluar. /Telegrafi/