Site icon Telegrafi

Arteta i përgjigjet Carragherit pasi e krahasoi me Jose Mourinhon: E admiroj portugezin

Duke folur pas barazimit 2-2 të Arsenalit me Liverpoolin, Jamie Carragher tha se Mikel Arteta ‘ngadalë po shndërrohej në një lloj trajneri Jose Mourinho.

Kur u pyet për Mourinhon, Arteta nuk e mohoi se ish-trajneri i Chelsea dhe Man United shërbeu si frymëzim për të, por nuk pranoi të bëjë krahasime.

“Me siguri, e kam njohur që në moshën 15-vjeçare”, tha Arteta në një konferencë për shtyp.

“Mourinho më ka trajnuar në Barcelonë. Ai ka fituar 26, 28 trofe. Pra, ai është dikush që me të vërtetë e admiroj mënyrën se si e ka bërë atë, mënyrën se si ka ndryshuar kulturën në klube, mënyrën se si e ka bërë atë në vende të ndryshme”.

“Unë nuk flas për veten time. Kjo është detyra e tij (Carragher) të flasë për të tjerët, kështu që unë e lë atë të japë mendimin e tij”.

“E marr si mendim. Nuk më pëlqen të krahasohem me askënd, sepse jam vetvetja”.

“Unë nuk bëj gjëra sepse njerëzit e tjerë po bëjnë gjëra. Unë bëj gjëra që besoj se janë më të mirat për lojtarët dhe për ekipin që të ketë një sukses, dhe të luajë ashtu siç duam të luajmë ne. Kjo është ajo”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

 

Exit mobile version