Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Alexandre Lacazette, duke lavdëruar qëndrimin e sulmuesit francez dhe duke i dhënë një kritikë të fshehtë ish-sulmuesit të tij Pierre-Emerick Aubameyang .
Aubameyang u largua nga Londra për në Barcelona, ndërsa që atëherë Lacazette është kthyer një lojtar të rëndësishëm për Arsenalin .
Edhe pse kontrata aktuale e Lacazette përfundon në verë, Arteta beson se 30-vjeçari dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Arsenal, në klubin që mbërriti në vitin 2017.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Ne nuk kemi kontrata për 20 vjet, është pjesë e punës sonë”.
“Ai sillet si dikush që dëshiron të qëndrojë me ne. Unë vetëm mund ta lavdëroj atë dhe të përpiqem ta ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë Arteta për francezin./Telegrafi/