Arsenali ka pësuar humbje si mysafir ndaj Fulham me rezultat 2-1, ku pas humbjes Mikel Arteta deklaroi se ishte paraqitje e dobët.
Edhe pse Arsenali ishte në epërsi në këtë takim, në fund u desh të pajtohej me humbjen.
“Një ditë e dhimbshme dhe e trishtë. Pak ditë më parë humbëm një ndeshje që e meritonim ta fitonim, sot ishte një histori ndryshe”.
“Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Kjo ishte paraqitja më e keqe e sezonit”, deklaroi spanjolli.
Topçinjtë me të vërtetë nuk ishin mjaftueshëm të mirë pasi pësuan dy humbje të njëpasnjëshme kundër rivalëve londinez.
Arsenali rikthehet në aksion kundër Liverpoolit në FA Cup më 7 janar.
Ndeshja e parë në kampionat për 2024 është në shtëpi ndaj Crystal Palace më 20 janar. /Telegrafi/