Site icon Telegrafi

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Arsenali ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi nga West Ham United me rezultat 0-1, duke humbur mundësinë t’i afrohen edhe më afër Liverpoolit.

Në ndeshjen kur pritej fitorja e Topçinjve për të ngushtuar distancën me The Reds, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ata pësuan nga rivalët londinez.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me humbjen duke thënë se titulli tani nuk është në dorën e tyre.

Lexo po ashtu Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

“Jam shumë i zhgënjyer dhe shumë i zemëruar. Urime West Hamit për fitoren”.

“Mendoj se duhet të shikojmë në pasqyrë për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë më mirë, çfarë kemi bërë tashmë dhe të tregojmë vullnetin dhe vendosmërinë tonë”.

Lexo po ashtu Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

“Titulli nuk është në duart tona. Ajo që me të vërtetë më irriton është se ishte në dorën tonë,” tha Arteta. /Telegrafi/

Exit mobile version