Site icon Telegrafi

Arteta në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

Arsenali ka arritur fitore në Ligën Premier ndaj Manchester Cityt pas 12 ndeshjeve.

Topçinjtë triumfuan me rezultat minimal 1-0, falë një goli në minutat e fundit nga sulmuesi Gabriel Martinelli.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur shumë i lumtur me këtë fitore ndaj rivalit kryesor për titullin e kampionit, duke thënë se kanë mposhtur skuadrën më të fortë në botë.

“Atmosfera është e jashtëzakonshme, duket që kishim vite pa fituar ndaj Cityt. Mendoj se mposhtëm skuadrën më të fortë në botë, e bëmë këtë në mënyrën më të shkëlqyer”.

“Kishte momente gjatë ndeshjes në të cilat vuajtëm shumë, por kishte edhe momente që treguam dëshirën për të marrë pikët e plota”, ka thënë Arteta.

“Jam shumë i lumtur dhe kjo fitore shërben edhe si një mesazh për lojtarët që të besojnë në atë çfarë po bëjnë sepse janë një grup fantastik. Ekipi tregoi shumë maturi, kemi fituar eksperiencë dhe jemi përmirësuar”, u shpreh Arteta.

Lexo po ashtu Arsenal arrin fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier pas tetë vitesh

Me këtë fitore Arsenali zë vendin e dytë në Ligën Premier me 20 pikë të tubuara, sa ka edhe lideri Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version