Site icon Telegrafi

Arteta ndihmës i Guardiolës

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv.

Pas pesë viteve tek Arsenali, Arteta u largua për tu transferuar tek një rival i ‘Topçinjve’.

Fjala është për Manchester City, ku Arteta do të jetë ndihmës i trajnerit spanjoll Pep Guardiola.

Kështu pas një karriere të suksesshme, Arteta i jep fund asaj duke nisur tani një detyrë të re atë të trajnerit dhe shpreson të ketë suksese edhe në profesionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version