Telegrafi

Arteta lavdëron Mourinhon: E admiroj atë, ka një karakter dhe personalitet unik

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka nderuar dhe lavdëruar rivalin e tij, menaxherin e Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, përpara derbit të nesërm.

Dyshja punuan së bashku kur Mourinho ishte në krye të ekipit të Artetas në Barcelona B në vitin 1999 dhe do të ribashkohet në këtë fundjavë në derbin e Londrës veriore.

Megjithatë, kësaj radhe, Arteta si trajner i Arsenalit dhe Mourinho i Tottenhamit, ndërsa para derbit spanjolli nuk ka hezituar ta lavdëruar rivalin e tij.

Lexo po ashtu Fabregas flet për dy ish-trajnerët: Jam i zhgënjyer dhe nuk flasë më me Guardiolan, Mourinho më frymëzoi dhe e kam ende mik

“E njoh mirë atë. Kemi kaluar ca kohë së bashku në Barcelona dhe padyshim që kemi luajtur kundër njëri-tjetrit një milion herë’, ka thënë fillimisht Arteta.

“E admiroj atë, mendoj se ajo që ai ka bërë në lojën e futbollit është e pabesueshme, është e jashtëzakonshme”.

“Ai ka një karakter dhe personalitet unik. Është dikush që unë mendoj se në futboll duhet ta vlerësojmë dhe admirojmë”.

Lexo po ashtu Guardiola: Ndoshta Mourinho është doktor

“Unë, si një trajner i ri, e di se çfarë duhet të bëjmë dhe mënyrën se si ai e ka bërë atë në vende të ndryshme është shumë vështirë”.

“Ai është trim dhe pastaj ka një avantazh për të qenë në gjendje të transmetojë një mentalitet tek të gjithë për të vazhduar të fitojnë. Ky mentalitet për mua është ai që e bën atë me të vërtetë të veçantë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/