Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se është krenar për lojtarët e tij pas fitores 3-1 kundër Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier.
Nuno Tavares, Bukayo Saka dhe Granit Xhaka shënuar për Topçinjtë, me Cristiano Ronaldon që shënoi për mysafirët. Bruno Fernandes humbi edhe një penallti për Unitedin në fitoren e madhe të Arsenalit.
“Një paraqitje e madhe në një lojë që mendoj se kishte gjithçka. Momente ku treguam vërtet cilësi, një lojë ku duhej të vuanim, një lojë ku kishte momente ku ishim pak të humbur dhe me mungesë energjie, një lojë ku ne ishim vërtet efikas në zonë, një lojë ku patëm fat kur kishim nevojë. Në përgjithësi jam jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë fillimisht Arteta.
Tutje, Arteta lavdëroi paraqitjen e Tavares, Sakës, Xhakës, Ben Ëhite dhe Eddie Nketiah, ndërsa foli edhe për gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Më pëlqeu mënyra se si ai (Tavares) luajti gjithashtu. Pati pak vështirësi në pjesën e dytë, por ne e ndihmuam atë me një ndryshim të formacionit. Ata janë vërtet të rinj. Mund ta ndjeni në disa faza në ndeshje që duhet të marrim vendime të tjera”.
“Kishim katër-pesë lojtarë me vështirësi për të formuar skuadrën. Saka ishte njëri, Ëhite ishte gjithashtu, Graniti kishte probleme me sytë, Edi nuk ka luajtur shumë minuta. Djemtë po bëjnë gjithçka që munden të jenë në fushë dhe ndihem me fat”.
“Liga e Kampionëve? Unë thashë se kjo do të jetë një garë e fortë. Fitorja dhe humbja në këtë ligë kanë diferenca të vogla. Sot gjërat shkuan ashtu si ne deshëm dhe jemi vërtet të lumtur”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/