Telegrafi

Arteta kompleton stafin e tij te Arsenali, Ljungberg mbetet ndihmës i tij

Mikel Arteta e ka zyrtarizuar stafin e tij, ku Freddie Ljungberg mbetet si ndihmës trajner.

Pjesë e stafit është edhe Albert Stuivenberg. Holandezi është trajner që nga viti 1992 dhe ishte ndihmës i Louis van Gaal në Manchester United.

Ai aktualisht është ndihmës trajner edhe në kombëtaren e Uellsit me Ryan Giggs dhe do të vazhdojë ta mbajë këtë rol, si dhe detyrat e tij te Arsenali.

Steve Round bashkohet gjithashtu me klubin si ndihmës trajner.

Steve ka stërvitur në klube si Middlesbrough, Newcastle, Everton, Manchester United dhe Kombëtaren e Anglisë. Ai gjithashtu ka qenë Drejtor i Shkollës së Futbollit në Aston Villa.

Inaki Cana Pavon vjen si trajner i portierëve nga Brentford. Inaki më parë ka punuar në Spanjë dhe Danimarkë, ndërsa karrierën e tij e filloi te Barcelona.

Mikel Arteta ka folur për stafin e tij: “Unë jam i kënaqur që kam këtë grup të talentuar të trajnerëve përkrah meje. Ata sjellin një përzierje të shkëlqyeshme të përvojës dhe të menduarit. Së bashku me këta njerëz të talentuar dhe ata që i kemi në klub do të kthehemi te fitoret”.  /Telegrafi/