Trajneri Mikel Arteta ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Fulham ku ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes në këtë përballje.
Spanjolli ka folur për shumë çështje, por fillimisht është ndalur te ekipi dhe dëmtimet.
“Të gjithë janë stërvitur këtë javë dhe të gjithë janë mirë, kështu që do të kemi një ekip të plotë, përveç Nelson i cili nga dëmtimi do të mungojë disa javë. Nga ndeshja e kaluar më pëlqeu mënyra se si luajtëm, mënyra se si performuam dhe padyshim që morëm pikët e plota dhe vazhdojmë ecurinë tonë të mirë”.
💬 "We’ve got good momentum, good energy and good confidence, so let’s keep going."
▪️ What to expect from Fulham
▪️ Our start to the season
▪️ The latest team news
▪️ Gabriel Jesus' form🗞 Read every word from the boss' pre-match press conference 👇#ARSFUL
— Arsenal (@Arsenal) August 26, 2022
“Një ndeshje vërtet e vështirë. Ata kanë një ecuri të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar në Championship ata bënë shumë mirë dhe tani ende nuk kanë humbur një ndeshje në Ligën Premier”.
“Ata kanë luajtur kundër tre kundërshtarëve shumë të vështirë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Arteta.
“Topçinjtë” kryesojnë të vetëm në renditje me 9 pikë, pasi ja kanë dalë më sukses të fitojnë të tre ndeshjet deri më tani në Ligën Premier./Telegrafi/