Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pranon se ekipi i tij duhet të blejnë këtë verë për të përforcuar skuadrën dhe për të qenë konkurrues me ekipet tjera.
Arteta ka kërkuar nga bordi drejtues i Arsenalit përforcime, pasi sipas tij skuadra ka nevojë për investime këtë verë.
“Njerëzit janë futur në ekip, kanë ndjerë atë që transmeton ekipi, ndihen të identifikuar me të rinjtë, me modelin”, ka thënë fillimisht Arteta për DAZN.
“Kjo është ajo që do të na japë shumë forcë; do të na japë një avantazh për të bërë një hap tjetër përpara”.
“Ne tashmë e dimë se ku po shkojmë dhe do të kërkoj investime dhe kohë përsëri”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Arsenali së fundmi ka qenë i lidhur më shumë emra të njohur sidomos në sulm, duke filluar nga Alvaro Morata, Paulo Dybala, Gabriel Jesus dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/