Mikel Arteta ka pranuar që të jetë pasardhës i Arsene Wenger në postin e trajnerit të Arsenalit.
Goal.com mëson se ende nuk është nënshkruar ndonjë kontratë, por ish futbollisti ka pranuar që të kthehet në Emirates Stadium.
Spanjolli aktualisht është asistent i trajnerit Pep Guardiola te Manchester City dhe luajti një rol të madh drejt suksesit të fitimit të titullit të Ligës Premier.
Arteta vlerësohet shumë nga shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, i cili beson se një trajner i ri do të fuste një strukturë moderne të futbollit evropian.
Arteta pritet të sjellë në stafin e tij Santi Cazorlan, i cili ende shpreson të luajë, por mund të mbeten edhe Steve Bould dhe Jens Lehmann që kanë oferta.
Mbetja e Artetas si zgjedhja primare vjen pasi Massimiliano Allegrit nënvizoi që nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi.
Në listë ishte edhe Luis Enrique, por që me gjasë nuk ka pranur.v
Arteta u largua nga Arsenal pasi doli në pension në vitin 2016 pas 150 paraqitje me klubin.
Ai kishte shënuar 16 gola dhe kishte dhënë 11 asistime gjatë katër sezoneve te Arsenali. /Telegrafi/