Site icon Telegrafi

Arteta ka pesë ndeshje afat për të shpëtuar punën si trajner i Arsenalit, Conte në pritje

Trajneri italian, Antonio Conte thuhet se është në shënjestër si zëvendësuesi i mundshëm i Mikel Arteta nëse ky i fundit shkarkohet nga detyra.

Pas fitores 2-0 të Chelsea në Emirates të dielën, po rritet presioni mbi punën e Artetas pasi shënoi fillimin më të keq të një sezoni në ligë në historinë e klubit.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, trajnerit të Arsenalit do t’i jepet afat deri në tetor për të treguar aftësitë dhe vlerat e tij brenda punës.

Lexo po ashtu Arteta pritet të shkarkohet nga Arsenali – Conte është favoriti për të marrë drejtimin e The Gunners

Pra, Arteta thuhet se ka pesë ndeshje për të shpëtuar punën e tij si trajneri i Arsenalit dhe të mos shkarkohet nga drejtuesit.

Në anën tjetër, ish-trajneri i Interit, Conte është në pritje të ‘dështimit’ të tij dhe shihet si pasuesi më i mundshëm si trajneri i Arsenalit.

Pas largimit nga Interi këtë verë, italiani ai ka qenë i lidhur me punë të ndryshme dhe në fillim të kësaj vere ai ishte në bisedime të avancuara me Tottenham Hotspur.

Megjithatë, thuhet se Conte kishte shumë arsye pse ai nuk e pranoi ofertën dhe disa nga to i pati treguar në intervista të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version