Arsenali ka konfirmuar se trajner i tyre, Mikel Arteta nuk do ta drejtoj ekipin në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Topçinjtë po shijojnë në formë të mirë duke marrë katër fitore radhazi në kampionat dhe duke betonuar pozitën e katërt në Ligën Premier.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit të vitit dhe ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si City, Arsenali do të duhet të bëjë pa trajnerin Arteta.
🚨 Mikel Arteta will miss our match against Manchester City on New Year’s Day, after testing positive for COVID-19
— Arsenal (@Arsenal) December 29, 2021
Është vet klubi londinez që ka konfirmuar mungesën e trajnerit spanjoll pas infektimit me coronavirus.
“Mikel Arteta do të mungojë në ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në ditën e Vitit të Ri, pasi doli pozitiv me COVID-19”.
“Mikel do të izolohet në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe i urojmë çdo të mirë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Ndryshe, kjo është hera e dytë e infektimit për Artetan, pasi spanjolli kishte rezultuar pozitiv më parë në mars të vitit 2020. /Telegrafi/