Mikel Arteta u ankua për rritjen e numrit të lëndimeve tek Arsenali, teksa klubi londinez tashmë po vajton lëndimet e dyshes Gabriel Magalhaes dhe Jurrien Timber pas duelit me Liverpoolin.
‘Topçinjtë’ po presin me ankth për të zbuluar shkallën e lëndimit të dy lojtarëve teksa ekipi i Artetës e përfundoi ndeshjen me Thomas Partey dhe Myles Lewis-Skelly në fazën e mbrojtjes.
Magalhaes pësoi një lëndim në gju ndërsa Timber i cili nuk kishte luajtur për pothuajse një muaj për shkak të një problemi muskulor, u ankua për një problem në kofshën e tij.
“Shumë krenar për skuadrën, veçanërisht për situatën nëpër të cilën po kalojmë (me lëndime) për momentin, me shumë mundësi nuk mund ta imagjinoni”.
“Ne kishim pesë lëndime ne mbrojtje. Ne u desh që të adaptohemi me këtë dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është situata në të cilën ndodhemi”.
“T’i mbështesim ata dhe t’i lavdërojmë lojtarët sepse guximi që treguan ishte e pabesueshme”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.
“Ekipi dhe stafi mjekësor kanë bërë një punë të mirë. Ne i dhuruam vetes një mundësi për të garuar. Nuk e di shkallën e lëndimit nëse ka një të tillë”.
Magalhaes dhe Timber iu bashkuan kështu dyshes tjetër Takehiro Tomiyasu dhe Riccardo Calafiori jashtë fushave, ndërsa edhe kapiteni Martin Odegaard momentalisht nuk është në dispozicion./Telegrafi/