Site icon Telegrafi

Arteta me fjalë të përzgjedhura për Man Cityn para derbit

Mikel Arteta e ka quajtur Man Cityn si skuadrën më të qëndrueshme në historinë e Ligës Premier përpara përballjes së Arsenalit me kampionët në Etihad.

Trajneri spanjoll pret që të jetë një atmosferë shumë konkurruese dhe dëshiron që skuadra e tij të dëshmojë se mund të jetë konkurruese.

“Ne presim një ndeshje vërtet konkurruese”, ka thënë fillimisht Arteta në konferencë për media.

Lexo po ashtu Para se të përfundojë pjesa e parë, Arteta puth gishtin e dorës së majtë - ka një kuptim të thellë

“Ne shkojmë në shtëpinë e kampionëve, skuadra që mendoj se në historinë e Ligës Premier ka qenë më e qëndrueshme ndonjëherë, jo vetëm për sa i përket rezultateve, por edhe për sa i përket dominimit dhe performancave të qëndrueshme”.

“Kjo është sfida, ne duhet të shkojmë atje dhe të dëshmojmë se përsëri kemi bërë një hap tjetër dhe mund të konkurrojmë”, ka shtuar më tej Arteta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version