Mikel Arteta është shumë afër që të bëhet trajner i Arsenalit.
Legjenda e The Gunners është aktualisht asisten i Pep Guardiolas por në orët në vazhdim pritet ta marrë drejtimin e skuadrës londineze.
Sky Sports ka raportuar se marrëveshja mes Artetas dhe Arsenalit është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Spanjolli thuhet se dëshiron që Rodolfo Borrello të jetë ndihmësi i tij te Topçinjtë.
Borrello ishte trajneri i parë i Lionel Messit te Barcelona, derisa ka punuar edhe me Cesc Fabregasin e Andres Iniestan.
Ai u largua në vitin 2014 nga Blaugranasit duke u bërë asistent i Guardiolas, e që tani do të bëhet i Artetas. /Telegrafi/