Site icon Telegrafi

Arteta e pranon se do të kenë një udhëtim të vështirë, flet edhe për situatën e Salibas

Arsenali do ta zhvilloj një nga duelet më të vështira deri në fund të këtij sezoni, pasi do të përballet me Newcastle United në St James Park.

Topçinjtë vazhdojnë të shpresojnë te titulli i kampionit, edhe pse përballja ndaj Newcastle duket shumë e komplikuar.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e di se do ta ketë një përballje të vështirë, por thotë se do të jetë ndryshe nga një vit më parë.

Arteta e pranon se ‘Laraskat’ janë një skuadër shumë e fortë në shtëpinë e tyre.

“Do të jetë shumë ndryshe nga një vit më parë. Sigurisht që ne do të duhet të luajnë shumë më mirë se atëherë. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë të fortë në shtëpi”, u shpreh Arteta.

Tutje Arteta foli edhe për mbrojtësin William Saliba, duke thënë se ai ende nuk është në dispozicion të skuadrës.

Lexo po ashtu Situatë tronditëse te Arsenali para ndeshjes me Newcastlen

“Saliba ndihet më mirë, por nuk ka bërë ende stërvitje me grupin, nuk presim që ta kemi në dispozicion së shpejti, por nuk mund të them nëse do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit”, deklaroi Arteta.

Newcastle United dhe Arsenal përballen në St James Park të dielën me fillim nga ora 17:25. /Telegrafi/

 

Exit mobile version