Site icon Telegrafi

Arteta e pranon se Arsenali do të bëjë transferime në janar

Kanë mbetur më pak se tre javë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, ku shumë skuadra do të kërkojnë të përforcohen.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka pranuar rëndësinë e afatit kalimtar të janarit.

Arsenali kërkon thellësi në pozicione të caktuara për t’i dhënë shtytje titullit të tij në Ligën Premier, pasi ata janë gjashtë pikë mbrapa liderit Liverpoolit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lexo po ashtu Arsenali po synon një tjetër transferim nga West Hami, por sërish përballet me një çmim të madh

Mikel Arteta ka pranuar se Arsenali do të reagoj në afatin kalimtar të janarit për tu përforcuar.

“Afati kalimtar i janarit na jep një mundësi të mirë për të përforcuar ekipin”.

Lexo po ashtu Mikel Arteta identifikon lojtarin që i duhet në janar për t’u shpallur kampion me Arsenalin

“Ky afat kalimtar do të na ndihmojë dhe mendojmë se kemi kapacitet për t’u futur në tregun e transferimeve për të marrë lojtarë të rinj”, deklaroi trajneri spanjoll.

Arsenali është në garë për të gjitha trofetë dhe tekniku spanjoll synon që së paku ta fitoj një prej tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version