Site icon Telegrafi

Arteta e pranon hapur: Futbollistët ndonjëherë i duan fitoret e shëmtuara

Arsenali mposhti Tottenhamin me rezultat 1-0 në derbin e Londrës veriore të dielën në mesditë.

Një gol me kokë nga mbrojtësi brazilian Gabriel ishte vendimtar për t’i dhënë tre pikët Arsenalit në këtë përballje.

Topçinjtë janë kritikuar se nuk kanë luajtur mirë në këtë takim dhe gjatë gjithë kohës janë mbrojtur duke shfaqur futboll defensivë.

Lexo po ashtu Arsenali rikthehet tek fitoret duke triumfuar në derbin lokal ndaj Tottenhamit

E për këtë ka një përgjigje nga trajneri Arteta, duke thënë se futbollistët e tij i duan fitoret e shëmtuara.

“Nuk kishte asnjë justifikim, nuk kishte qarë”, tha spanjolli pas ndeshjes teksa foli për skuadrën e varfëruar të Topçinjve.

Lexo po ashtu Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

“Lojtarët kanë lëkurë të trashë. Ata e duan lojën. Ndonjëherë për të fituar duhet të bësh gjëra të shëmtuara dhe ata duan ta bëjnë këtë”.

“Më pëlqeu, sepse ditë pas dite lojtarët janë gjithnjë e më të uritur”, deklaroi trajner spanjoll Mikel Arteta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version